8 Mars

Në këtë 8 Mars,

ç’të më duhet, nënë,

kur për prag të derës

malli më ka zënë.

Ika plot kureshtje,

mendova: më pret e mira,

po rrugët e kurbetit, nënë,

qenkan tejet të vështira.

Koha ecën pa u ndalur,

kam ndaluar vetëm unë,

e në mërzinë time, o nënë,

rri dhe ndonjëherë pa gjumë.

Mendoj kur isha ende fëmijë,

në ato rrugë të vjetra sa luaja.

Këtu, edhe me flori të jenë,

prapë do mbeten rrugë të huaja.

Lumturinë që kisha atje

e shita për disa para më tepër,

po nëse do të kthehem një ditë,

dua të jem Skerda e vjetër.

Dua të qaj kur të rrëzohem

dhe ti të më bërtasësh më shumë:

“Pse kollitesh, mos po ftohesh?”,

të më vësh sërish në gjumë.

Dua të mbush ujë te çezma,

të dal në oborr kur kalon treni,

e në gusht të vjelim rrushin,

pastaj te gjyshërit do të vemi.

Eh, tani jam këtu, o nënë,

në pellgun tim të mërzisë,

po ditën kur të kthehem unë

do sjell dallgë të lumturisë.

Rrudhat më sjellin ndërmend

se koha ecën dhe njësoj më s’jemi,

po për mua sa mirë, o nënë,

njëri-tjetrin që e kemi!

Ikim

Eja,ikim diku larg,

Vendi nuk ka aspak rëndësi.

Mjafton të marr nga era jote,

dhe të ndjej pak dashuri.

Ikim e i marrim krahët zogjve,

fluturojmë bashkë drejt qiellit,

Rrokim gotat me verë të kuqe,

tek shkëlqejnë në dritë të diellit.

Eja i dashur se nuk kemi plot kohë,

Mbase nesër më nuk jemi,

E në tavolinën tonë të vjetër,

S’dihet hera kur do të vemi.

Marrim një tren çfarëdo e ikim.

Arratisemi sikur jemi të huaj.

Mbrëmjeve kur qielli merr flakë,

me flokët e tu do të luaj.

Puthma njësoj dorën edhe shpirtin

që lule të çelin brenda meje.

E nëse një ditë vendos e ikën,

Lulet do t’i kem prej teje.

Burimi

Ka rënë heshtja në burim,
Ti s’vjen më të më shikosh.
Rrjedh ky uji pa mbarim,
Por kotruvet mbetën bosh.

Hëna sonte doli më herët,
Se si pritej për të parë,
Por në turbullimë të ujit,
Pa sa shumë që kisha qarë.

I mora enët ashtu bosh.
Thash t’i shpie në shtëpi.
Mbase një ditë kur të kalosh,
Unë me vrap tek ti do vij.

Kaloi kohë e nuk shkova më,
Se më shumë ndihesha shpirt-vrarë.
Kur nga lart bërtiti hëna:
-Mos burimi, qenka tharë!
💚

Përbindëshi nën jastëk.

Ku të mbarojë ylberi pritmë.
Hapi krahët e merrja ngjyrat.
Nga plagët mos nxirr asnjë britmë,
Se nuk shërohen lehtë, të vyerat.

Përbindëshit që të rri nën jastëk,
Bëji gati rrobat e lëre të shkojë.
Shtrëngoje veten më tepër se fort,
Prite të nesërmen përsëri të agojë.

E di, duket sikur s’ka shpëtim,
Sikur kjo botë s’është bërë për ty.
Por për aq kohë sa merr guxim,
Vëri lakun në fyt e shihe në sy.

Ndonjëherë ashtu ndihem dhe unë,
Sikur shkëmbinj të rëndë tërheq,
Por në herët që e dua veten shumë,
Bëhem hero dhe ditët nis i ndreq.

Nuk të thanë se kjo botë të thërret?
Ta shesin, vdesin, tresin shpirtin.
Ti rri në vend e vetëm bërtet,
Po kështu as kockat s’do të mbetin.


Fluturo, lëviz, gjej dritë, gjej qiell,
Mos pastë më përbindësh nata.
Mbill farëzën tënde e jepi diell,
Rrite të bëhet një nga pemët më të gjata.
💌

Çel filiza.

S’kam shkruar kurrë më parë për veten time. Ndoshta sepse edhe nuk kam dashur të më njohin, por ndoshta më tepër akoma,sepse as unë nuk e njoh veten time.
Shpeshherë,kur janë ato ditët ku të duket sikur çdo gjë shkon për ters,dua vetëm të shtrihem në krevatin tim,aspak të rehatshëm të konviktit,të mbështillem me veten time dhe vetëm të rri. As më shumë dhe as më pak,të rri.
Nuk dua as të mendoj, sepse mendimet e mia janë po aq të ftohta sa bora e Janarit.
Shumë herë e kam mbuluar veten time aq shumë me dëborë sa kam filluar të besoj që jam vetëm dimër.
Dua të them, si po i përtyp kaq me keqardhje fjalë që po unë ia them vetes time?!
Kam menduar gjithmonë që nuk jam e mirë mjaftueshëm, as e bukur jo. Në ditët kur dua “të rri”, nuk e kam dashur kurrë veten time,mendjen time,trupin tim.
Që kur ia dhash vetes këtë helm për ta pirë? Këtë helm të një shoqërie që rrok gota vere të kuqe sa herë që ne ndihemi gjysmë.
Ç’të kam bërë o vetja ime?
Si të humba unë ty,pikërisht në kohën kur kisha njëherë nevojë për ty e pastaj ata të tjerët?
Si nuk të thash kurrë: Ngrihu! Sot është një ditë e bukur!
Për atë Zot,Skerd! I ke thënë kujtdo tjetër,veçse vetes.
Si nuk të thash kurrë që ke një shpirt aq të bukur sa mund të ngrish male peshë?
S’të thash që t’i mund të bësh dikë të qeshë edhe pse ditët e tua s’kanë qenë fort të mira.
S’të thash edhe që të dëgjoje zemrën,të bëje atë që të bën të lumtur.
Dreqi e marrtë! Të jesh e lumtur nuk është egoizëm.
Do të thotë të duash veten. Dhe nëse do e duash kaq shumë veten tënde, ti mund të jesh pranverë a vjeshtë.
Duhet të mësoj të ujis lulet e mia,ndryshe do mbes përjetësisht e paçelur.
Dua të mësoj të pranoj veten time kështu siç jam, ta dua, ta dua edhe mendjen time shkatarraqe.
7 Maj.
Skerd,sot është një ditë e bukur!
Ti je një filiz,por nuk të nevojiten ato pika uji nga duart e baltosura të kësaj shoqërie. Ti je vetë natyra. Ke shiun tënd!
Ti nuk je një filiz kopshti, je një i egër.
Nguli rrënjët dhe mbaje fort veten!
Vetëm ti mund ta mbash trungun tënd.
💌
Vetes time,për çdo herë që ka dyshuar në bukurinë absolute që ka.

Folesë

Tregomë,
ti puhizë e lehtë vere,
A e merr malli per mua,
netëve kur gjumi nuk e zë,
Befas, e ndjen sa e dua?


Tregomë ti o dru i thatë,
mos vallë e pe në ndonjë anë?
Se në dimrin tjetër të tërbuar,
do doja shumë ta kisha pranë.


A mos iku bashkë me erën,
Siç gjethet vjeshtës mua më lan’,
Një shpirt bosh e llum kafeje,
Gjithçka çfarë mbeti në filxhan.


Pranverën tjetër askush se di,
Zogjtë fole a do qëndisin?
Po veç një zog,pres ta di,
Në e kujton folenë që kishim.

Une do jem aty.


Une do jem aty kur te mos e duash as hijen tende prane. Do jem te te tregoj sesi nje dore e ngrohte, ngroh edhe nje zemer. Do jem aty kur ti te lodhesh aq shume nga puna dhe do pyesesh veten nese je ti i lodhur apo lodhja po behet njeri.
Do jem kur te ndjesh eren sesi i rreh faqet e tua dhe i ben te kuqe si shege.
Do jem aty kur te çelin manushaqet e para dhe ne oborrin e shtepise tende te ndihet parfumi yt qe ne oborr, sikur te ishte gjelle e mire shtepie.
Do jem aty te te zgjas gishtin tim te vogel dhe do te te them te qeshesh, se keshtu ma hidheron zemren dhe mua.
Do jem tek ti kur lulet ne oborr te çelin, te thahen e të çelin perseri. Dhe do te te kujtoj qe nese lulet e gjejne forcen pse te mos e gjesh dhe ti?!
Do jem aty te te recitoj vjersha femijesh, si e si te ndihesh dhe ti i tille dhe ta kuptosh se ndonje dite do te te marr malli dhe per pak zbrazeti, apo ndjenja te kota prej femije, te pafajshme dhe qe tasi me akullore qe do te te sjell, domosdo do te te beje t‘i harrosh te gjitha.
Do jem aty tek ti kur brenda shpirtit te kete stuhi,diell apo shi.
Here do vij tek ti me cader dhe çizme llastiku, me rroba te rrudhosura nga vrapi, ndonjehere edhe me biskota te bera ne shtepi.
Nuk di shume, aq sa di eshte qe nje dite do vij tek ti. 💚

Per tu bere:

  • te lexoj me shume libra dhe te mesoj fjale qe nuk i dija me pare
  • te ulem ne ballkon nen rrezet e diellit dhe te shkruaj te gjitha gjerat per te cilat jam mirenjohese
  • te mbush filxhanin plot me çaj dhe ta pi nderkohe qe kalojne kapitujt e librit
  • te degjoj kenget e mia te preferuara
  • t’i shkruaj te gjithe njerezve te mi te zemres qe te kujdesen per veten kudo ku jane
  • te ushqej veten me mendime te mira per trupin, mendjen dhe shpirtin tim
  • te fotografoj lulet e kumbulles
  • te pres diellin e mengjesit
  • te jem e forte
  • te bej te tjeret te ndihen te forte
  • … 💚

Ca filxhanë çaj.

Kur ti erdhe,
Unë harrova ç‘ishte frika,
Harrova lot,dhimbje e mërzi.
Nga ta dija që kërkoja,
nëpër pllaka trotuaresh,
veç pak grimca lumturi?

Gjethet ende s‘kanë rënë,
Mesa duket veç unë bie,
E në çdo filxhan të çajit,
Ndihet një aromë mërzie.

Unë e pi,por veç gëzohem,
Se me ty filxhanin rrok,
Nuk më vjen as të ankohem,
E në mbetshim vetëm shokë.

Në ditët që jam vetëm,
Ndjej se pa ty s‘bëj dot.
Nxjerr kështu pretekst unë çajin,
veç të kem dhe pak për sot. 💌

Asgjë.

1 janar.

Jam përsëri po unë. Asgjë nuk ka ndryshuar.

Jam po ajo që i do perëndimet si mjalti.

Do mëngët e varura të bluzës aq sa të të mbulojnë gishtërinjtë.

Do shkrimet e vyera në kartolina dhe ndonjë zemër të vizatuar tek-tuk.

Do zhurmën që bëjnë tapat e drunjta kur ndahen nga shishet e verës.

Do shijen e athët që të jep një hurmë pa fara pa e ditur që ishte një e tillë.

Do paketimin edhe një herë sa dhuratën.

Po veten?

Asgjë nuk paska ndryshuar!