Ikim

Eja,ikim diku larg,

Vendi nuk ka aspak rëndësi.

Mjafton të marr nga era jote,

dhe të ndjej pak dashuri.

Ikim e i marrim krahët zogjve,

fluturojmë bashkë drejt qiellit,

Rrokim gotat me verë të kuqe,

tek shkëlqejnë në dritë të diellit.

Eja i dashur se nuk kemi plot kohë,

Mbase nesër më nuk jemi,

E në tavolinën tonë të vjetër,

S’dihet hera kur do të vemi.

Marrim një tren çfarëdo e ikim.

Arratisemi sikur jemi të huaj.

Mbrëmjeve kur qielli merr flakë,

me flokët e tu do të luaj.

Puthma njësoj dorën edhe shpirtin

që lule të çelin brenda meje.

E nëse një ditë vendos e ikën,

Lulet do t’i kem prej teje.

Lini një koment