Mankthi më i keq i vetes time jam po unë.
Mendoj,mendoj aq shumë sa ndonjëherë më duket sikur mendimet e mia do më pushtojnë një ditë dhe unë do jem veç një marionetë në këtë botë me zemra druri dhe jo mishi e gjaku.
Dua vetëm të shkoj në shtëpi. Dua të më largohen mendimet siç më largohet rëra nga gishtërinjtë. Edhe deti me qiellin duket sikur puthen,veç unë nuk puthem dot me mendjen time që jemi kaq afër,por sa larg njëkohësisht.
…
Dallgë. Po sa dallgë ka kjo mendja ime që kërkojnë të më zhysin.
Sa shkumë bëjnë,por mendja ime shkumon më tepër. Sa përplasen këto dallgë,po ah mendja ime më tepër.
Sa e vështirë mund të jetë që ky diell të më ngrohë dhe zemrën veç fytyrës?
Pse gjej veç njerëz që më braktisin e njerëz që kthehen kur nuk ja vlen më kthimi? Pse gjej veç njerëz pa ndjenja që e bëjnë gjumin rehat edhe pse e dinë që unë sonte nuk do fle?
Oazi im po mi than grykët për pak njerëz që të më duan. Oazi im është ky det i tërë, por me kaq shije të kripur. Kush i hodhi kaq kripë këtyre njerëzve sa nuk po gjej dot sheqerin tim?
💌
