Burimi

Ka rënë heshtja në burim,
Ti s’vjen më të më shikosh.
Rrjedh ky uji pa mbarim,
Por kotruvet mbetën bosh.

Hëna sonte doli më herët,
Se si pritej për të parë,
Por në turbullimë të ujit,
Pa sa shumë që kisha qarë.

I mora enët ashtu bosh.
Thash t’i shpie në shtëpi.
Mbase një ditë kur të kalosh,
Unë me vrap tek ti do vij.

Kaloi kohë e nuk shkova më,
Se më shumë ndihesha shpirt-vrarë.
Kur nga lart bërtiti hëna:
-Mos burimi, qenka tharë!
💚

Lini një koment