Po si nuk e pamë një film bashkë,
Një xhiro me tren apo të më mësoje notin.
Të merrnim biçikletat për në plazh,
Rrobat, kremin, ndonjë libër dhe topin.
Sikur të hanim misra të pjekur,
Të na bëheshin tërë dhëmbët me të nxira,
Ti të qeshje me pamjen time të re,
E të më qetësoje me nja dy birra.
Po sikur të shkonim në ndonjë fushë të madhe,
Mbjellë me grurin midis të cilit vrapoja.
Të kërkoje për mua si të isha lulëkuqe,
Të më ndiqje buzagaz dersa unë të ndaloja.
Të shtriheshim ndonjëherë buzë një liqeni,
Me gotat mbushur plot verë të bardhë.
Të shihnim qiellin e mos ja gjenim kurrë fundin,
Derisa dita tjetër në përqafim të na zbardhë.
Po mbase ndonjëherë mund të ndjekim flutura,
Bletë a xixëllonja ç’të duash ti.
Të rendim pas gjërave që na duken të bukura,
Të qeshim me të madhe për këtë kohë tani.
Po sikur të shtrihemi një natë të errët,
Të numërojmë yjet të gjithë pak nga pak,
Nën tingujt e këngëve tona të preferuara,
Dhe të ngrohim zemrat pranë zjarrit bubulak.
Një ditë kur të jem rrudhur do më mbash prej dore,
Do kesh frikë të më lëshosh se mbase më humb.
Do bredhim gjithë qytetin për një akullore,
Të gjejmë ne kausha me çokollatë në fund.
Kur të rritem edhe ca do qeshësh si jam unë,
Do mendosh për kohën kur ishim në rini.
Ndoshta do të rrjedhë ndonjë lot ndër faqe,
Që një tjetër femër, ke grua tani.
💌
