Tregomë,
ti puhizë e lehtë vere,
A e merr malli per mua,
netëve kur gjumi nuk e zë,
Befas, e ndjen sa e dua?
Tregomë ti o dru i thatë,
mos vallë e pe në ndonjë anë?
Se në dimrin tjetër të tërbuar,
do doja shumë ta kisha pranë.
A mos iku bashkë me erën,
Siç gjethet vjeshtës mua më lan’,
Një shpirt bosh e llum kafeje,
Gjithçka çfarë mbeti në filxhan.
Pranverën tjetër askush se di,
Zogjtë fole a do qëndisin?
Po veç një zog,pres ta di,
Në e kujton folenë që kishim.
